Endje në Traditë, Belsh - Dumre

Rajoni i Elbasanit mbahet si një nga rajonet shqiptare më të pasura me kostume popullore autentike, me rreth 37 të tilla. Në fotot bashkëngjitura është kostumi i zonës së Dumresë, Belsh. Shumica e pjesëve të këtyre veshjeve, veçanërisht veshjet e grave, punoheshin me pëlhura pambuku të endura nga vetë gratë e zonës së Dumresë. Pjesë e kësaj veshje është linja e bardhë (fund i gjërë, pambuku me shumë kinda). Kreu i linjës qepej me një copë të kthyer dysh, me gjërësi 5 cm, ku futej ushkuri, për tu futur për mesi. Nën mëngë vishej këmisha prej pambuku me krahë të gjera që vinin duke u ngushtuar në fund dhe mbaronin me doreza (manshetat), të zbukuruara me qëndisma me penjë ngjyrash të ndryshme dhe me temina. Pjesa që bie më shumë në sy në këtë veshje është përparsja, prej pambuku, e punuar me vegje, e cila zbukurohej me vija paralele e me motive të ndryshme ku zotëron ngjyre kuqe, portokallija, e verdha dhe e kafja. Leverja e kokës prej pëlhure pambuku dhe mjaft e madhe, zbukurohej në të katër anët me vija e me motive rombike të ngjyrave të ndryshme. Kostumi plotësohet me brezin që ngjishej sipër linjës. Ai punohej me fije leshi të hollë në ngjyrë të kuqe e me vije të holla
Endje në Traditë, Belsh - Dumre
Published:

Project Made For

Endje në Traditë, Belsh - Dumre

Photoshooting of traditional clothe of Belsh, Dumrea, Albania

Published:

Creative Fields